Mesazhi i kryeministrit Edi Rama, audio apo i shkruar, lidhur me këshillat për higjenën, kryesisht larjen e duarve, drejtuar shqiptarëve, është shoqëruar me meme të shumta në Facebook.
Një prej tyre, Rama ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se do të kishte dashur të ndante edhe shumë të tjera.
“Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë”, shkruan Rama.





