Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Ditën e Verës të gjithë shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaqet duke hekurosur një këmishë të bardhë, Kryemadhi bën thirrje të kujdesemi për familjen dhe njëri-tjetrin, sepse në këtë formë  do t’ia dalim.

POSTIMI I PLOTË

Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim.