Janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit, Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase italiane dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga komuna e Vitisë.