Nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë shoferët që të mos shkelin shtetrrethimin, pasi në të kundërt do t’u hiqet patenta dhe nuk do të lejohen që të rinisin kursin për disa vite. Një paralajmëroim ka shkuar edhe për dyqanet ushqimore dhe farmacitë, për të mos rritur çmimet e produkteve pasi do t’u hiqet licenca.

“Nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtor në lëndimin apo humbjen e të afërmve tanë, do të qëndrojmë në këtë rrugë, të luftojmë papushim me zakonet e jetës normale. Duke u armatosur deri në dhëmbë me durim, duke gjendur mundësinë për të qëndruar në shtëpi pranë familjes. Sot numri i të prekurve ka ardhur në 33, dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të preken. Kurbën nuk kemi në dorë ta ndalim, por vetëm ta ngadalësojmë. Nga brenda shtëpisë, jashtë në ballkon. Por edhe shoferët dhe truprojat nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse asnjë urgjencë e jashtëzakonshme të punojë me ta. Unë jam mësuar që të punoj edhe online dhe përveç punës nuk me duket keq që të kaloj kohë me Zahon, që kur ka lindur s’e kemi pasur këtë mundësi. Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtetrrethim. Më vjen mirë që deri vlonjatët nuk janë bindur dhe nuk e kanë shkelur rregullin. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjasë. Më shani dhe mallkoni mua sa të doni, por masat do të përshkallëzohen bashkë me shtrëngohen. Kush thyen emergjencën mund të humbasë patentën apo të ndalohet që futet në shkollë. Kush rrit çmimet apo barnat, mund ta humbasin licensën. Ka një sërë masash të reja, për ata që në vijim kujtoj se mund të shkelin rregullat. Le t’i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit, të veçuar nga njëri-tjetri si kurrë më parë dhe bashkë si kurrë”, tha Rama.