Në një kohë kur Tirana dhe Durrësi ndodhen në “shtetrrethim” për shkak të koronavirusit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vjen me një mesazh sensubilizues për bluzat e bardha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili thekson se shqiptarët janë sot me mjekët dhe infermierët, ndërsa thekson se ata mund të fitojnë këtë betejë.

Postimi i Vasilit:
Kolege te mrekullueshem mjeke dhe infermiere.
Si ne cdo moment te veshtire ju jeni aty, te perkushtuar dhe modeste.
Ju nuk jeni vetem.
Te gjithe jane me ju.
Une jam me ju ne cdo minute.
Te gjitha betejat me pandemite i kemi fituar.
Edhe kjo beteje do te fitohet.
Fjalet dhe veprat tuaja jane te shenjta.
Force dhe kurajo miqte e mi, vetem ju dini ta fitoni kete beteje.