Ndërkohë që mëngjesi i sotëm e gjen vendin në shtetrrethim, me bllokim të lëvizjes edhe për makinat private, me administratën pushim dhe shumë prej bizneseve përfshirë edhe ato fason, kreu i qeverisë e ka nisur ditën me në mesazh sensibilizimi.
Për ndërgjegjësimin e gjithë shqiptarëve ai ka zgjedhur një shprehje nga e shenjta Nënë Tereza.
“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”, shkruan Rama, duke ndarë edhe nje foto të Nënë Terezës.





