Kryeminstri Edi Rama dekaroi mbrëmjen e sotme se do të pezullohen aktivitetet në qendrat tregtare.

“Edhe sot nuk është ndaluar aktiviteti prodhues në asnjë vend. Askund nuk ndalohet aktiviteti prodhues. Edhe fasonët mund të japin nga shtëpia. Të pezullohen departamentet e prodhimit që nuk janë të nevojshëm. Nëse në një mjedis nuk respektohet distanca, duhen bërë shkurtime dhe të dezinfektohen vendet e punës. Kjo nuk do të thotë se ne po bëjmë një ndarje të klasës apo diskriminimin. Nëse shmangim kontakte e grumbullime, e bëjmë se është e pamundur të funksionojë sistemi i sigurisë. Aty ku është e mundur që puna të bëhet ne distancë është gjëja më e mirë.

Do të pezullohen aktivitetet që nuk janë të lidhura me ushqimin ose farmaceutikët në qendrat tregtare. Nuk është e nevojshme dhe të marrin me radhë furrat e bukës dhe t’i çojnë në shtëpi. Për marrjen e bukës dhe të medikamenteve do të lëvizet. Nesër furrrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura”,– tha Rama.