Një foto gëzimi, që tani është kthyer në simbol të frikës. Festa e futbollistëve të Juventusit në fund të derbit të Italisë (kundër Interit) është dëshmi e qartë e një përqafimi kolektiv që tani, pas rezultimit të Ruganit pozitiv me Coronavirus, i tremb të gjithë shokët e tij të skuadrës, por jo vetëm.

Sepse të rrezikuar janë edhe kundërshtarët apo ata që, në një mënyrë apo tjetër, kanë patur kontakte me të. Kjo është një provë e qartë që edhe Interi do të futet në karantinë.

Ky imazh i festës bardhezi në dhomat e zhveshjes është emblematik, sepse përtej faktit se kush ka luajtur më shumë, të rrezikuar janë të gjithë protagonistët e fushës dhe jo vetëm (futbollistë, drejtues, mjekë, masazhatorë, pra të gjithë ata që kanë patur kontakte me Ruganin), të cilët duhet t’i nënshtrohen karantinës.