Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pasi grupi parlamentar i PS-së dorëzoi në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha, me pretendimin se ka përhapur panik për koronavirusin.
Paloka shkruan në Facebook se çdo denoncim që ka bërë Berisha, të nesërmen e kanë konfirmuar vete nëpër konferencat e shtypit përfaqësuesit e qeverisë.
POSTIMI I PLOTË
E gjeti punen dhe Tao Palla. Te vetmen qe di dhe mund te bej ne fakt. Dërgoi dhe një here ne prokurori Berishën “për shpifje” dhe “përhapje paniku”, sigurisht me sugjerimin e kryepalles…
Cdo denoncim qe ka bere Berisha, te nesërmen e kane konfirmuar vete neper konferencat e shtypit përfaqësuesit e qeverise ( si për rastin e Durrësit apo Rrogozhinës sot) “po hajde te tërheqim vëmendjen nga krimet dhe skandalet ( si maskat e skaduara) duke çuar dhe një here Berishën ne prokurori…”





