Një grua 103-vjeçare është bërë personi më i vjetër që mundi koronavirusin dhe është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.

Zhang Guangfen u shërua nga sëmundja pasi mori trajtim për vetëm gjashtë ditë në një spital në Wuhan – qyteti kinez në qendër të shpërthimit të virusit.

Rimëkëmbja e shpejtë e 103-vjeçares erdhi ngaqë nuk kishte probleme të rënda shëndetësore, përveç bronkitit të butë kronik,”-tha mjeku i saj, Dr Zeng Yulan, para gazetarëve. Ajo u diagnostikua në Spitalin Liyuan, Kolegji Mjekësor Tongji, në Wuhan, më 1 mars shkruajnë mediat e huaja.