Ish-kryeministri Sali Berisha do të kallëzohet penalisht të enjten për dezinformim. Grupi parlamentar i PS-së, konkretisht anëtarët e komisionit të shëndetësisë, e akuzojnë ish-kryeministrin  për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi.

Referenca për këtë akuzë, i referohet lajmit të botuar në media ku si burim informacioni i referoheshin një statusi të ish-kryeminitrit , që duke iu referuar qytetarit dixhital, pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës.

Referuar këtij lajmi, deputetë të Komisionit të Shëndetësisë, thonë se bazuar në nenin 267,  kanë vendosur të kallëzojnë penalisht ish-ministrin Berisha.