Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas replikave me kryeministrin Edi Rama. Në një status në Twitter, Basha shkruan se tashmë nuk është koha për humor por për të marrë masat e nevojshme ndërkohë që Shqipëria po përballet me Covid-19. Basha shton se Rama duhet të bëhet burrë dhe të pranojë përgjegjësitë, e jo të bëjë humor.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin @ediramaalministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve!Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun,nuk është koha për të qeshur me ty,”– shkruan Basha.