Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkon kryeministrit Edi Rama të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejn sigurisë dhe jetës së shqiptarëve, duke i kërkuar të bëjë detyrën dhe të marrë masa reale për epideminë e koronavirusit.

“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur.

Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha.