Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qeveria, pritet t’i jepet pushim në datat 10-23 mars edhe njërit prej prindërve për t’u kujdesur për fëmijët e vegjël në shtëpi.
Në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama thuhet ndër të tjera se ky vendim duhet zbatuar edhe nga punëdhënësit privatë në vend.
“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.”
Një vendim i tillë u propozua ditën e djeshme nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa tashmë ka marrë miratimin e qeverisë dhe pritet të futet në zbatim.





