Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave e çerdheve për 2 javë.
Kreu i PD-së, Basha ka propozuar që njërit prej prindërve duhet t’u kompensohet paga me vlerë të plotë, pasi do t’i duhet që të kujdesen për fëmijët.
“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”– shkruan kryedemokrati.





