Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme, pas konfirmimit te dy rasteve te para me koronavirus ne vendin tonë.

Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.

Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.”, shkruan Basha në Facebbok.