50 refugjatë sirianë dhe afganë të grupmoshave të ndryshme kanë mbërritur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës.

Refugjatët kanë ardhur në Shqipëri, përmes Greqisë, pasi kjo e fundit po përballet me një fluks të madh, pasi Turqia hapi kufirin për ta.

Kalimi i tyre në Shqipëri ka bërë që autoritetet shqiptare të marrin masat dhe të hapin qendrat e pritjes në jug të vendit.

Mësohet se refugjatët që kanë mbërritur në Gjirokastër po strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të qytetit,

Duke marrë parasysh faktin se në vendin tonë do të strehohen thuajse 30 mijë refugjatë, autoritetet përkatëse po përgatisin 6 qendra pritëse, të cilat me shumë gjasë do të instalohen në jug të vendit, në kufi me Greqinë.