Ish- ministri i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar fjalët vlerësuese që krzeministri Edi Rama tha sot për kryebashkiakun e PS në Shijak, Elton Arbanën, teksa publikon edhe përgjimet e dosjes 339 lidhur me një bisedë të këtij të fundit me Astrit Avdylajn.

Alibeaj shkruan në Facebook, se Elton Arbana është njeriu i Astrit Avdylajt, që ky i fundit e urdhëronte si rreshter të krimit ky i nënshtrohej si skllav i bindur.

STATUSI I PLOTË

Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem.

Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!

Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!

Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.