Burri rreh gruan dhe e bën për spital. Më pas ka tentuar të vetëvaret.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbremjen e se premtes, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës.

Shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së  tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.