Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën Tiranë – Durrës. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 20:35.

Një person rreth 50 vjeç mësohet se ka humbur jetën, ndërkohë që janë të paqarta rrethanat e këtij aksidenti. Nuk dihet ende identiteti i tij.

Dyshohet se viktima ishte endacak dhe nuk ka pasur dokumente identifikimi me vete.

Eshtë shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave drejtuesja e mjetit shtetasja K.G., 21 vjeçe.

Policia ndërkohë ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.