Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një audio ku vërteton se ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë.
Audio eshte nje debat, sipas PD-se, qe eshtë bërë në qendrën shëndetësore nr 8 mes drejtoreshës dhe personelit mjekësor lidhur me masat dhe vizitat e pacientëve në këtë kohë.
Stafi ankohet se nuk ka mjete mbrojtëse kundër koronavirusit.
“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën”, shkruan Bardh Spahia.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Edhe bëheni pre e njerëzve që vijnë e ju provokojnë kaq kollaj.
Pse nuk viojnë atje në qendër, po ju gjejnë juve dhe vijnë këtu?
Nejse, tani kam marrë maska. Po të dorëzoj këtë që ka 40 copë, dhe kush të jetë në punë do të marrë një maskë çdo ditë, me numër.
Në fund të javës do të raportosh sa ke shpërndarë, sa të kanë mbetur. Dakord?
Vjen lista ditën e hënë dhe do t’ua japësh me listë, me data, me çdo gjë tjetër.
Mjeke: Po doreza?
Drejtoresha, Blerta Berberi: Doreza për momentin nuk kemi, se doreza ne nuk kemi marrë ndonjëherë, se i përdorim vetëm në kirurgji dhe infeksione.
Mjeke: Po alkool?
Drejtoresha, Blerta Berberi: Alkoolin? Merreni një alkool dhe përdoreni.
Mjeke: Ku ta marrim?
Drejtoresha, Blerta Berberi: Në farmaci.
Mjeke: As në farmaci nuk ka.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Kur të vijë do ta marrim.
Mjeke: Dhe një gjë, pasdite nuk ka ujë.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Po kemi çezmën, kemi sapunin edhe..Që kur nuk ka ujë?
Mjeke: Nuk ka patur ndonjëherë, gjithmonë kështu ka qenë, është me orar, 4-8 nuk ka.
Drejtoresha, Blerta Berberi: A keni fuçi lart?
Mjeke: Jo! As fuçi nuk ka, me shishe…
Drejtoresha, Blerta Berberi: Do të flas për këtë punën e ujit.
Mjeke: Pa alkool, pa ujë, e di si kemi qenë këto ditë?
Drejtoresha, Blerta Berberi: Do të flas për këtë punën e ujit.
Mjeke: Të marrim raki nga shtëpia.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Po merre, dezifektantë të ndryshëm.
Mjeke: Kur na kërkojnë vizitë shtëpie për këta që janë me temperaturë?
Drejtoresha, Blerta Berberi: Ti gjithmonë pyet për vizitën e shtëpisë.
Mjeke: Po si të shkojmë, me rroba shtëpie, të marr virus?
Drejtoresha, Blerta Berberi: Shko me përparëse moj.
Mjeke: Po të mbroka përparësja?
Nuk kam as doreza, nuk kam as maskë, të shkoj me përparëse. Kjo nuk është masë mbrojtëse.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Po ça i ke këto që thua? Çfarë i ke këto që thua?
Mjeke: Kur të shkoj në një vizitë shtëpie në një rast të dyshimtë, kjo maska që kam mua nuk më mbron.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Po gjej një maskë tjetër që të të mbrojë.
Mjeke: Atë ma gjej ti se unë nuk kam ku ta gjej.
Drejtoresha, Blerta Berberi: Unë nuk kam ku t’i gjej. Unë, ato që mi jep shteti, ato t’i jap.
Ato që mi jep shteti, t’i jap. Nëse nuk i do ato, refuzoji dhe mos i merr!
As nuk e mendoj fare që një maskë me karbon do të më mbrojë dhe kjo nuk do të më mbrojë.
Ajo është një maskë shumë e mirë, shumë praktike madje, më shumë sesa ato me karbon.
Dakord? Kaq kisha unë, kalofshit mirë!





