Një aksident ka ndodhur pak më parë në Durrës.

Autobusi i linjës Durrës-Shijak është përplasur me një automjet në rreth rrotullimin pranë Stacionit të Trenit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale, ndërsa trafiku në këtë zonë është rënduar së tepërmi, deri në lëvizjen e dy automjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.