Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 11:45.
Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook.
“TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat.”, shkruan Blushi.





