Tryeza për reformën zgjedhore, e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot është shtyrë për ditën e hënë.

Mbledhja u shty me kërkesë të Partisë Demokratike dhe do të zhvillohet të hënën në orën 10:00 me të njëjtin rend dite, diskutimin mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Deri të hënën pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saja për çështjen e administratës zgjedhore.