Një aksident ka ndodhur sot në orën 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”,

Shtetasi R.D duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkakut të aksidentit.