Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është ndarë nga e dashura e tij, me të cilën kishte 12 vite i lidhur dhe tashmë është lidhur me një vajzë 30-vjeçare.

Në kulmin e epidemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë 107 njerëz në Itali, miliarderi 83-vjeçar ka lënë 34-vjeçaren Francesca Pascale, shkruajnë mediat italiane, të cilat e kanë lidhur jetën personale të ish-kryeministrit me një periudhë aspak të qetë që po kalon italia për shkak të virusit të rrezikshëm.

Lajmin e ka konfirmuar vetë partia e Berluskonit, “Forza Italia”, e cila në një deklaratë zyrtare nënvizon se ifti “mbeten miq”.

Pascale, e cila dikur tha në një intervistë se ajo i kërkonte Berluskonit të martohej me të çdo ditë, dukej se ishte nxjerrë jashtë loje, duke thënë se ishte e habitur nga deklarata.

“Do ta kem përzemër përgjithmonë. I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që ai të gjejë dikë që do të kujdeset për të ashtu si unë”, tha biondja.

Manjati mediatik i divorcuar dy herë, thuhet se e ka hedhur poshtë atë për një model më të re, 30-vjeçaren Marta Fascina, një deputete nga partia e tij.