Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar manifestimin e 2 marsit nga Shkodra ku ndodhet për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me strukturat e partisë.

Basha tha se ka filluar aksionin e shporrjes së tiranisë duke mos përjashtuar pasimin e tyre me protesta opozitare.

“Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.”