Mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit ka nisur aksioni për shembjen e 25-30 objekteve në lotin e dytë të Unazës së Re.

Policia e Shtetit ka devijuar trafikun në zonë për të garantuar mbarëvatjen e aksionit të IKMT.

Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. 

Deri më tani janë shembur 41 objekte në total në lotin e parë (ish-sheshi Shqiponja).