Policia e Korçës ka zhvilluar disa kontrolle pasditen e kësaj të premte, në kuadër të një operacioni për goditjen e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë arrestuar një person, të cilit i janë gjetur doza kokaine, shuma parash, armë të ftohta dhe fishekë.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetin kriminal.