Dy kandidate femra janë në garë për një postin e përgjegjëses në Sektorin e Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve, Drejtoria Ligjore, Drejtoria e Përgjithshme e Ligjore Arsim Kulturë dhe Burime Njerëzore.
Bashkia Durrës njofton se kandidatet e përzgjedhura Dhurata Gjoka dhe Irma Bushi do t’i nënshtrohen më datë 9 mars konkurimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë që do të jetë përcaktuese për shpalljen e fitueses.
Të dy kandidatet janë përzgjedhur mbi bazën e procedurës së Ngritjes në Detyrë nga jashtë Shërbimit Civil.





