Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka kërkuar grave që të bëjnë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit. Gjatë një eventi të mbajtur për promovimin e një plani kombëtar për kujdesin shëndetësore të grave, Maduro i udhëzoi këto të fundit që të lindin sa më shumë fëmijë.
“Zoti ju bekoftë që keni sjellë në jetë gjashtë vajza dhe djem,”– i tha Maduro një gruaje që po ndiqte eventin.
Ndërsa më pas shtoi: “Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit.”
Vendi po përballet me një krizë ekonomike që ka rezultuar në mungesë të rëndë të ushqimit dhe ilaçeve. Nga viti 2013 deri në 2018, ka rezultuar se 13% e fëmijëve në Venezuelë janë kequshqyer.





