Policia e Durrësit ka zbardhur detajet e para nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në qytetin bregdetar, ku një person i dha fund jetës në mënyrë tragjike.

Nga burimet zyrtare, mësohet se në orën 14:55, në lagjen nr. 17 në Durrës, shtetasi A.P., 58 vjeç është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte.

Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja depresive në të cilën ndodhej viktima.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në orën 14:55, në lagjen në 17, Durrës, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga lartësia, kati i 6 i  pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.