Nxënësit e shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier janë helmuar sërish, pak ditë pas një incidenti të ngjashëm që ndodhi në këtë gjimnaz.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, mësohet se shkak janë bërë disa bombola gazi, duke bërë që nxënësit të pësojnë marrje mendsh.

Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca, për të transportuar në spital gjimnazistët që shfaqën probleme shëndetësore.

Ndërsa e gjithë shkolla është evakuuar dhe mësimi është pezulluar.