Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta ka riktheksuar dhe një herë se do të vazhdojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022.

Meta shkruan se do se do të zbresë në çdo shesh në të gjithë Shqipërinë, derisa të vendoset vullneti i sovranit në çdo institucion.

POSTIMI I PLOTË

Mos u lodhni kot me konspiracione!

Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!

Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!

Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.

Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.