Këtë të mërkurë, sipas MeteoAlb vendi ynë do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe lokalisht intensivë gjatë orëve të para të ditës. Por duke filluar nga orët e mesditës do të kemi dobësim të intensitet të reshjeve, ku herë pas here pritet të kemi kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të arrijë 15°C në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.