Një ditë pas manifestimit, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Takimi në presidencë vjen një ditë pas manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa burime nga presidenca bejne te ditur se kryefjalë e takimit ka qenë beteja për mbrojtjen e shtetit ligjor dhe aktualiteti politik në vend.

Takimi i zhvilluar larg syrit të medias ka zgjatur rreth 60 minuta.