Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore do ketë vonesa në mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit.
Mësohet se bëhet fjalë për tragetet “Bari” dhe “AF Marina”.
NJOFTIMI I PLOTË
Vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit, shkak era e fortë
Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore.
Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.
Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.





