Regjisori Edmond Budina ka mbajtur sot një fjalë në manifestimin e Presidentit Ilir Meta. Nga podiumi para mijëra qytetarëve, Budina është shprehur se sot duhet të mbrojmë demokracinë.

Në fjalën e tij, regjisori u shpreh se ai nuk ka ardhur si mik i Metës, por si një emigrant që do të të luftojë për demokracinë dhe të mbrojë Kushtetutën.

“30 vite më parë ne kishin një ëndër ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa, mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Jam këtu për ta mbrojtur vendin nga kjo diktaturë e re. Jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që duan ta uruzpojnë. Nuk jam këtu  si mik i Ilir Metës, por kam ardhur të mbroj demokracinë. Jam emigrantë dhe i di të gjitha vuajtjejt.E di çfarë është të të vdesin pridnërit dhe mos ti shikosh,. E di çfarë është që të shikosh në Kuvend deputetët me firmato dhe pensionistët të mos kenë lëkë për ilaçet. Duhet të shporrim këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste, të mbrojmë Kushtetutën”, u shpreh Budina.