Pjesëmarrje e madhe e qytetarëve në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Nga fotot e shkëputura nga pamjet e marra nga droni duket se thirrjes së Metës i janë përgjigjur mijëra qytetarë, të cilët kanë mbipopulluar sheshin.

Në manifestim nuk mungojnë thirrjet: Rama ik!

Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.