Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Kryeministria është rrethuar nga një numër i madh policësh ndërsa qytetarët raportohet se kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Policët dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përgjatë gjithë Kryeministrisë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, edhe pse ka informacione që manifestimi do të jetë paqësor.