Sot në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim të gjithë shqiptarët kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”.
Por qytetarët durrsakë në të gjithë historinë e tyre kanë qenë indiferentë për politikën aq sa pjesmarrja e tyre në protesta apo tubime gjithmonë ka qenë e ulët.
Madje durrsakët as nuk duan të komentojnë zhvillimet politike, të cilat kanë interes e ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre.
Të paktë janë zërat që flasin, madje pjesa më e madhe janë banorë të ardhur 30 vitet e fundit në Durrës.
Ata thonë se protestat janë të rëndësishme dhe duhet të protestohet pavarësisht se vetë sot nuk do të jenë pjesëmarrës.
Presidenti prej ditësh nëpërmjet daljeve publike ka deklaruar një sërë shkeljesh që i janë bërë Kushtetutës, sipas tij nga qeveria aktuale.
Madje presidenti i ka dërguar edhe në SPAK, disa prej çështjeve që sipas tij janë në interes publik.
K.H.





