Pak orë para tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, kryemdeokrati Lulzim Basha është takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Mësohet se takimi i Bashës me Yuri Kim është një drekë punë, ku në qendër është situata politike në vend.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Basha ka deklaruar se do të jetë në tubim si një qytetar për të mbrojtur demokracinë.
Ndërsa ambasada amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë të shmangin tubimin.





