Teuta do të ketë një mungesë mjaft të rëndësishme në ndeshjen ndaj Partizanit, që do të luhet të mërkurën në stadiumin “Selman Stërmasi” për llogari të javës së 25-të.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Aleksandër Kuro, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ai u ndëshkua nga gjyqtari Ziri pas një përplasjeje që pati me Ethemin.

Kuro e kundërshtoi vendimin, duke ia argumentuar arbitrin se nuk ishte ai që kërkoi të konfliktohej me Ethemin, prandaj dhe s’duhej ndëshkuar.