Ish-ministrja e Jashtme dhe e Dialogut në Kosovë, Edita Tahiri, ka përkrahur vendimin e Metës për manifestimin ditën e nesërme në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në mbrojtje të Kushtetutës.

Tahiri shprehet se mbrojtja e Kushtetutës është mbrojtje e shtetit, patriotizëm. Ajo kujton kur Kosova ishte në lojën e rrezikshme të kufijve u mbrojt Kushtetuta në mënyrë që të mbroheshin edhe kufijtë ekzistues.

STATUSI I EDITA TAHIRIT

Mbrojtja e kushtetutes eshte patriotizem, eshte mbrojtje e shtetit. Kjo do te ndodh neser ne Shqiperi. Kushtetuta dhe kufijte u mbrojten edhe ne Kosove kur u ballafaquam me lojera te rrezikshme me kufijte.