Që nga vera e shkuar Boban dhe Maldini kanë marrë në dorë Milanin dhe po përpiqen të marrin vendimet e duhura për të ngjitur sa më lart ekipin, por me sa duket rrugëtimi i kroatit me kuqezinjtë po vjen drejt fundit. Pronarët e klubit kanë vendosur ta marrin vetë vendimin për zgjedhjen e trajnerit të ri në përfundim të këtij sezoni dhe jo të konsultohen apo ta lënë në dorë të dy drejtuesve të lartë të klubit.

Fondi “Elliot” nuk pritet të marrë aspak mendimin e Boban për trajnerin e ri të Milanit. Emri i preferuar i tyre është Ralf Ragnik, ish-trajneri i Lajpcig në Gjermani, për të cilin Maldini kohë më parë qe shprehur se nuk është profili i trajnerit për të drejtuar Milanin.

Megjithatë, pronarët po këmbëngulin dhe kjo ka sjellë të hidhen dyshime rreth të ardhmes së dy drejtuesve kryesorë, veçanërisht Zvonimir Boban. Ish-futbollisti e ndjen veten shumë të vlerësuar dhe mendon se nuk mund ta bëjnë këtë mënyrë punën e tij.

Në verë ai pritet të largohet. Në dyshim është gjithashtu edhe e ardhmja e Paolo Maldinit.