Lideri demokrat Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin nesër në orën 17:00 në manifestimin e organizuar nga Presidenti Meta në mbrojte të Kushtetutës.

Kryeopozitari e konsideron detyrë për të dalë bashkë me bashkëqytetarët si qytetar, bashkëshort dhe si prind. PD ka konfirmuar se do të jetë prezente bashkë me simpatizantët e saj në manifestimin e Metës duke organizuar edhe strukturat përkatëse të rretheve prej disa ditësh.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!