Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur 135 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Sipas të dhënave nga PS-ja, për qarkun e Durrësit janë zgjedhur në total 9 anëtarë, nga të cilët 6 në Durrës, 1 në Shijak e 2 në Krujë.

Emri që bie në sy është i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Po ashtu janë zgjedhur drejtori i OSHEE-së Adrian Çela, ish-drejtori i APD-së Afrim Bakaj – aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës, po ashtu edhe Drejtoresha e Shëndetit Publik të Qarkut të Durrësit, Aurora Hyka, si dhe dy anëtare të tjera të KB Durrës

Në listë në total janë 4 gra, duke respektuar kështu përfaqësinë e vajzave/grave në strukturat e partisë, që sipas të dhënave të PS-së, këtë vit ato do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare.

Lista e anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS-së nga Durrësi:

Durrës:

  1. ANA DHAMO
  2. ANILA KAPEDANI
  3. AURORA HYKA
  4. AFRIM  BAKAJ
  5. ARDIAN ÇELA
  6. VANGJUSH DAKO

Shijak:

  1. ELTON   VARAKU

Krujë:

  1. BESA SHETA
  2. GJON BARDHI