Tre persona kanë humbur jetën të premten në Moskë pasi hodhën akull të thatë në pishinë.
Influencuesja e Instagramit, Yekaterina Didenko, po festonte ditëlindjen në kompleksin e pishinave në jug të qytetit. Por pasi të ftuarit dolën nga sauna dhe u ankuan se uji ishte shumë i ngrohtë, u hodh akull i thatë në pishinë.
Mësohet se në pishinë u hodhën rreth 25 kilogramë akull. Menjëherë në të u zhytën të gjithë personat që sapo kishin dalë nga sauna. Por disa prej tyre filluan të mbyteshin dhe të humbnin ndërgjegjen. Sipas autoriteteve, shkaktar kryesor i vdekjes ka qenë asfiksia.
Akulli i thatë është forma e ngurtë e dioksidit të karbonit. Nëse lëshohet në një zonë pa ajrim, njerëzit rrezikojnë që të thithin sasi të rrezikshme gazi.





