Një varkë peshkimi me dy peshkatarë është përmbysur mesditën e kësaj të diele në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, te Kështjella, ku varka është përmbysur në një distancë prej afro 600 – 700 metrash nga bregu i Durrësit.
Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër nga ana e disa peshkatarëve të tjerë në bashkëpunim me Policinë Kufitare.





