Tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta në 2 mars do t’i bashkohet edhe Ballist Morina.

“Unë do të jem për herë të parë në një tubim të tillë, mos hezito, eja edhe ti”-shkruan ai, teksa publikon një pankartë, e shpalosur mbrëmjen e së premtes para stadiumit “Air Albania”.

Ballist Morina u bë i njohur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, të luajtur në Beograd, ku u bë heroi i kësaj sfide, pasi hodhi dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, duke shkaktuar polemika të mëdha.

Ballisti jeton në Itali, pasi i shpëtoi burgimit në Serbi, për shkak të trazirave që shkaktkoi në ndeshje.